Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ “Ke folur keq për Ramën”, familja nuk ndihmohet nga institucionet

2020/11/03 at 10:55 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tërmeti/ “Ke folur keq për Ramën”, familja nuk ndihmohet nga institucionet

Ditën e sotme Partia Demokratike ka denoncuar rastin e familjes Gjoni Fushë-Milot, e cila sipas selis blu, është diskriminuar nga institucionet.


Banesa e familjes Gjoni është shkatërruar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe prej asaj të gjithë anëtarët e familjes jetojnë në çadër.

Gruaja e familjes, Donika Gjoni thotë se ka shkuar tek Kryqi i Kuq në Laç dhe nuk i kanë dhënë lekët me pretendimin se burri i saj kishte folur keq për kryeministrin Edi Ramën.

Nga ana tjetër burri i saj dhe kryefamiljari, Vikor Gjoni sqaron se vetë inxhinierat e qeverisë i kanë nxjerrë shtëpinë DS3, kurse tani i kërkojnë inxhinier privat.

Ai prej kohës kur ka shkuar e ka vizituar kryedemokrati Lulzim Basha, i është mbyllur çdo derë institucioni. Madje thotë se kryetarja e Bashkisë i ka bërë edhe presion.

DENONCIMI I PD NË FUSHË-MILOT

Belind Këlliçi: Jemi sot sërish në Fush-Milot, në shtëpinë dhe familjen e Viktor Gjonit. Vetëm para një muaji kemi bërë publik rastin e tij. Kushtet e vështira ekonomike dhe shëndetësore mbi të gjitha, me vajzën adoleshente 16 vjeçare të sëmurë në të cilën Viktori tashmë prej një viti është i detyruar që së bashku me bashkëshorten Donikën të jetojnë ende në çadër. Viktori dhe shumë familje të tjera, me dhjetëra dhe qindra familje të tjera që sot jetojnë ende në çadër, pas rasteve që janë bërë publike nga ana jonë, kanë pritur në një reagim të qeverisë dhe në një reflektim të Edi Ramës. Por se si ka reflektuar Edi Rama dhe qeveria është më mirë ta dëgjoni vetë në rastin e kësaj familjeje. Zonja Donika, çfarë ndodhi para pak ditësh që po na tregonit qëparë?

Donika Gjoni: Para pak ditësh, ika në Laç tek Kryqi i Kuq për të marrë ato lekë që më kanë thënë.
Belind Këlliçi: Te zyrat e Kryqit të Kuq?

Donika Gjoni: Po, po, te zyrat e kryqit të kuq, më thanë që burri yt ka fol për kryeministrin Edi Rama shumë ashpër, thashë unë nuk e di, më vjen shumë keq po nuk e di.

Blenid Këllici: Po ç’punë kishte zonje e kryqit të kuq me burrin tënd që ka fol për…?

Viktor Gjoni: Është koordinatore e Kryqit të Kuq.

Donika Gjoni: Është në punë ajo aty.

Blenid Këllici: Po çi duhet asaj?

Donika Gjoni: Nuk e dimë atë gjë edhe thash unë nuk di gjë se ai është burrë, bën ç’bën nuk e di, ti thashë më njeh shumë mirë më di hallin, po tha ta di hallin, më di thash se unë nuk merrem me asnjë lloj llafi fare thash po më vjen shumë keq, thashë vajzën e kam të sëmurë, unë thash prej jush kam thënë faleminderit. Lekët thash nuk i kam prish kot, nuk i kam harxhuar kot, i kam çuar në shtëpi e kam vizituar vajzën kam kryer punët, hallet e mija.

Blenid Këllici: Viktor, a u vure në dijeni se çfarë ka ndodhur nga ai moment?

Viktor Gjoni: Unë u vura në dijeni sa mbaroi punë kjo atje erdhi me çekun ke banka pasi mbaroi punë ke banka më thotë mua kështu, kështu më ka thënë Vojsava. Vojsava është nusja e një shoku tonë këtu. I thashë po çlidhje ka Kryqi i Kuq me qeverinë me Edi Ramën, jo tha kështu më tha Vojsava. Tashti, Vojsava ka thënë shprehimisht, Viktori ka shkruar, ka fol, ka sharë qeverinë dhe Edi Ramën, nga kjo arsye nuk duhet t’i drejtohet Kryqit të Kuq për asnjë lloj ndihme. Se ku qëndron qëllimi i punonjësve të Kryqit të Kuq, unë nuk e di. A do të mi heq mua dhe t’ia japin dikujt tjetër, apo se si është puna atyre, e kanë intimidim nga Edi Rama direkt, unë nuk e di. Atë ta zgjidhi Edi Rama, se Edi Rama është vetë zot vetë shkop, nuk pyet për njeri ai. Arsyeja që ka ardhur Lulzim Basha këtu nga arsyeja që unë jam i djathtë, mua nuk më pret më as kryetarja e bashkisë, as zyrtarët e bashkisë, as zyrtarët e qendrës administrative, asnjë. Unë po sulmohem nga të gjithë. Kjo shtëpia ime, shtëpia ime është nxjerrë me DS3 me inxhinierat e Edi Ramës pas tërmetit. Më ka bë presion kryetarja e Bashkisë, më ka thënë 5 milion merri ose s’do t’i marrësh më. O kam marrë, ku t’i çoj. I bëj thirrje kryeministrit do t’i jap 5 milionat ty dhe të vij të më bëj shtëpinë, të vijë ta riparojë ai. Dhe më kanë thënë me marr inxhinier privat për me bo preventimin çfarë riparimi do kjo. Të vijnë inxhinierat e Edi Ramës, mos ta paguaj unë inxhinierin, të vijnë inxhinierat e Edi Ramës dhe ta riparojnë me 5 milion.
Belind Këlliçi: Pasi ne kemi bërë publike rastin tënd, nga qeveria ose bashkia ke marrë ndonjë mbështetje?

Viktor Gjoni: Bile, bile më është mbyll dera.

Belind Këlliçi: Pra, të është mbyllur dera dhe te Kryqi i Kuq?

Viktor Gjoni: Mbasi ka ardhur Lulzim Basha, unë më është mbyll dera e çdo institucioni, atje ku kam trokit unë, te bashkia për shembull, te qendra administrative, përfundimisht edhe te Kryqi i Kuq. Se ça lidhje ka Kryqi i Kuq me qeverinë dhe Edi Ramën unë nuk e di, unë e di që është organizatë joqeveritare, bamirësie. Tani meqë i kontrolloka Edi Rama dhe shoqatat e bamirësisë pres nga Zoti, pres të madhin Zot./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Politikë

PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale

16 Tetor, 2025 3:41 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri 25-vjeçari në Tiranë

16 Tetor, 2025 3:36 pm
Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza
Kryesore

Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza

16 Tetor, 2025 1:48 pm
Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës
Aktualitet

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës

16 Tetor, 2025 12:15 pm
Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure
Politikë

Zegjineja “qorton” deputetët e opozitës: Ua, ç’është kjo paçavure

16 Tetor, 2025 11:38 am
Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

16 Tetor, 2025 11:14 am
Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë
Aktualitet

Rama përplaset me Kurtin: Do e donte përjetësisht Thaçin në Hagë

16 Tetor, 2025 10:22 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Vetëvendoje: Rama loboi për Specialen

16 Tetor, 2025 10:16 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

16 Tetor, 2025 9:41 am
Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
Kryesore

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

16 Tetor, 2025 8:52 am
Para
Greva/Gratë naftëtare: Presim që kryeministri të na japë ato që na takojnë

Greva/Gratë naftëtare: Presim që kryeministri të na japë ato që na takojnë

Mësimi online, studentët përsëri në protestë

Mësimi online, studentët përsëri në protestë

Tërmeti/ Nis procesi për ndërtimin e pallateve të reja në Tiranë

Deklarata e Kryemadhit, Veliaj: Duhet çuar për shpifje apo për mjekim
















TE FUNDIT

PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
16 Tetor, 2025

PD ka dorëzuar sot kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale, që mbahen më...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë zjarri 25-vjeçari në Tiranë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
16 Tetor, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë mbikalimit të Domjes. Gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur...

Lexo më shumë

Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza

Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza
16 Tetor, 2025

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirje në “skenarët e errët” kundër drejtuesve të luftës çlirimtare....

Lexo më shumë

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës
16 Tetor, 2025

Lëvizja Vetëvendosje ka vijuar replikat me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në një tjetër reagim të fundit po sot, një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com