Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me të rinjtë dhe studentët.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se situata e pandemisë është keqmenaxhuar duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka treguar papërgjegjshmëri ndaj studentëve.
Basha tha se PD prej 5 javësh ka kërkuar që qeveria të krijojë infrastrukturën për mësimin online si dhe të ndihmojë studentët.
“Para dy ditësh im atë kishte ditëlindjen dhe nuk ka gjë më të dhimbshme se sa ta urosh në distancë. Masat për studentët duhet të ishin marrë më parë pasi kjo situatë dihet. Mësimdhënia si në çdo vend tjetër të rajonit të mos ndërpritej. Prej 5 javësh kemi kërkuar infrastrukturën për mësimin online”, tha Basha./ Opinion.al