Kjo është zhurma e frikshme që shoqëroi tërmetin me magnitudë 6.7 Richter, që goditi një ditë më parë Turqinë.
Kjo zhurmë e ardhur nga nëntoka është shprandarë në rrjetet sociale nga asistenti në universitetin “Kocaeli”, studiuesi Hamdullah Livaoğlu.
Studiuesi i universitetit e ka përshtatur në një format audio, sinjalin zanor të regjistruar në stacionin Kuşadası gjatë tërmtetit dje.
Sipas informacioneve zyrtare tërmeti që preku dje zonën e Izmirit e kishte qendrën në detin Egje, me një thellësi 16.54 kilometër./Opinion.al