Kryeministri Edi Rama duket se i ka vënë vetes afate të qëndrimit në politikë, ndërsa është në kërkim të mandatit të tij të tretë.
Nga Kukësi, në prezantimin e platformës “Deputeti që duam” Rama vuri vitin 2029, si kohën kur ai nuk do të jetë më në politikë.
“Ne nuk jemi më të mirët dhe më të mirë se ne, nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do ketë. Sipas meje deri në vitin 2029 nuk do ketë. Në 2029 do jenë bërë gati ata që mësojnë me librat e Oksfordit, Kembrixhit. Kur të vijnë ata, nuk do presin platformat tona dhe kë do gjejnë, se mua s’do më gjejnë, do ta marrin përpara”, tha Rama.
Edhe gjatë këtij takimi si kryetar i PS ai ftoi qytetarët t’i bashkohen platformës “Deputeti që duam” për t’u përfshirë në listat zgjedhore. “Ne kemi gjysmën e skuadrës me 140 persona, na duhet edhe gjysma tjetër dhe jemi gati të zëvendësojmë edhe gjysmën e këtyre që kemi”, u shpreh Rama./Opinion.al