Katër persona kanë humbur jetën në Turqi nga tërmeti i sotëm me magnitudë 6.6 ballë.
Po ashtu, bëhet me dije se deri më tani në këtë shtet janë konfirmuar 152 persona të plagosur, ndërsa 70 qytetarë janë nxjerrë nga rrënojat.
Shifrat mund të rriten pasi tërmeti shkatërroi mbi 20 ndërtesa, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e personave të cilët ndodhen nën rrënoja.
Epiqendra e tërmetit ishte në detin Egje, 17 kilometra larg qytetit të Izmirit, dhe magnituda ishte 6.6, ndërsa Agjencia Amerikane e Gjeologjisë thotë se tërmeti ishte i madhësisë 7, i shkallës rihter, me një thellësi prej 2 kilometrash në afërsi të ishullit të Samosit. / Opinion.al