Vijon të rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Greqi. Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore në shtetin fqinj, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona.
Po ashtu, janë konfirmuar dhe 1,211 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e personave të infektuar në total në 35510.
Aktualisht në Greqi 114 pacientë po trajtohen të intubuar. Ndërkohë numri i personave që kanë humbur betejën në total nga COVID-19 ka shkuar në 615./ Opinion.al