OFL është ndalur sot në qytetin e Elbasanit dhe Tiranës, ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë pesë shtetasve të dënuar më parë. Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:
Gentian Ajazi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Artan Brahja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Bashkim Shijaku (Serani, Tresa), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Rigers Leka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Medi Peposhi, banues në Tiranë, dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al