Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot gjatë një daljeje për mediat se vendi ynë ka dështuar në përballjen me pandeminë.
“Mungesa e kapaciteteve testuese, të infektuarit duhet të presin deri në 6 ditë për të bërë testin. Kështu, numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë.Kur u thuhet e vërteta, fshihen pas sakrificës së mjekëve për të mos u përballur me të vërtetën”, tha Basha ndërsa deklaroi se numri i lartë i infeksioneve dhe viktimave është pasojë e dështimit të qëllimshëm të Ramës.
Duke e rikthyer vëmendjen tek menaxhimi i fondeve për këtë situatë Basha tha se vetëm dje janë dhënë për inceneratorët 565 mijë euro.
“Vetëm dje, nga theasari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash ëahtë baraz me 14 mijë tamponë. Gjithë qyteti i Durrësit është me 15 tamponë në dispozicion, kur ka 60 kërkesa për testim. Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve”, deklaroi Basha./Opinion.al