Vijon të përkeqësohet situata e krijuar nga pandemia COVID-19 në Itali. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë regjistruar 21,994 raste të reja me Covid, nga 174,398 testime të kryera.
Po në 24 orët e fundit, u raportuan dhe 221 humbje. Rajoni që regjistroi numrin më të lartë të infeksioneve të reja është Lombardia (5,035), e ndjekur nga Piemonte (2,458), Kampania (2,761) dhe Lazio (1,993).
Kujtojmë se ditën e djeshme në Itali hynë në fuqi edhe masat e reja të cilat janë pritur me protesta në disa qytete./ Opinion.al