Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi këmbëngul që Kuvendi të presë opinionin e Venecias.
Rreth 24 orë pas reagimit të parë ku bëri thirrje që Kuvendi të presë opinionin e Komisionit të Venecias para rivotimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, komisioneri ka përsëritur thirrjen e tij në Twitter.
LEXO EDHE: Kodi Zgjedhor/ Komisioneri Varhelyi:Kuvendi të presë Komisionin e Venecias
Këtë herë ai i referohet reagimit të kryeministrit Rama, duke u shprehur se nëse ai e mirëpret opinionin e Venecias atëherë të presë daljen e tij para rivotimit.
“Kodi Zgjedhor në Shqipëril: Jam i lumtur që kryeministri mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias mbi ndryshimet Kushtetuese të Korrikut. Prandaj do të ishte e udhës të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament. Duke shpresuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021.”, shkruan komisioneri në Twitter.
Reagimi i Varhelyit vjen pasi kryeministri Rama deklaroi ditën e djeshme se opinioni i Venecias është i mirëpritur por parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë kohë. /Opinion.al
LEXO EDHE: “Prisni Venecian”, Rama i përgjigjet Varhelyit: Nuk do humbim asnjë ditë