Gjatë bashkëbisedimit të saj me gazetarët, ditën e sotme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi edhe faktin se disa parti të reja pritet t’i shtohen skenës politike para zgjedhjeve të 25 prillit.
Kryemadhi u shpreh e pashqetësuar për këtë fakt pasi siç tha edhe ajo, partitë e reja me Kodin e ri Zgjedhor e kanë të pamundur të çajnë përpara.
Por ndërsa partitë e kanë burimin te e djathta, Kryemadhi tha se Basha nuk e ka problem fare dhe vazhdon me strategjinë e vet.
Në gjykimin e saj kjo është një skemë e vjetër, duke kujtuar G99 që sips saj nuk pati asnjë rezultat për qëllimin që u krijua, dëmtimin e LSI.
“Kodi i ri partitë e reja i bën inekzistente, jo vetëm që ua bën të paumundur përfshirjen në politikë por i penalizon pa filluar akoma punë. Ndërsa me kodin e vjetër partitë e reja do të kishin mundësinë qoftë edhe individë të përfshiheshin në proces zgjedhor dhe të kishin mundësinë e vendimmarrjes nesër, pasnesër në parlamentin shqiptar.
Një nga problemet që është ngritur edhe përsa i përket analizimit të kodit zgjedhor, 81 faqe të kthimit mbrapsht të dekretit të Presidentit, të jem i sinqertë nuk i lexova të 81 faqet, është që kodi i ri u heq të drejtën partive të reja apo individëve të pavarur për të qenë pjesë e parlamentit shqiptar.
Nga ana tjetër me kodin e ri, përfshirja e këtyre strukturave, individëve apo partive të reja e bën më të kollajshme qoftë edhe për të mos qenë pjesë e koalicionit me opozitën. Çfarëdo që të ndodhë, nëse krijimi i partive të reja do të jetë taktikë e zotit Rama me individë të caktuar për të krijuar një lloj iluzioni të tillë them që impakti do të jetë zero.
Të gjithë e mbani mend G99 e famshme në 2009 e cila jo vetëm u krijua por u subvencionua dhe me para ndërkombëtare për të dëmtuar LSI dhe përkundrazi dëmtimi nuk ishte as 0.99% të votave.
Nëse një parti politike krijohet nga një parti tjetër të jeni të bindur që kundërshtarët e kësaj partie të re politike nuk mund të vinë nga ajo që doni të dëmtoni. Vetë njerëzit që do të investohen financiarisht por edhe me burime njerëzore do të vinë nga partitë subvencionuese. Nëse Edi Rama do të subvencionojë për të krijuar një parti të re opozitare, me çfarë njerëzish do të punojë?Me njerëz të administratës të vet.
Propabiliteti ishte që të votonin për PS, tani do të votojnë për partinë e re. Do të ndodhë njësoj si me G99 që mori votat e PS. Është skemë e vjetër, zanat i vjetër. E shoh si humbje kohe dhe menaxhim inatesh dhe pakënaqësish të individëve të caktuar që nuk sjell ndonjë problem, kërkon një shfokusim të vëmendjes. Basha nuk e ka problem fare, ecën me planin dhe strategjinë e vet. Nganjëherë e ka më shumë se duhet të theksuar këtë.”, tha Kryemadhi. /Opinion.al