Luis Hamilton doli fitues në garën e “Formula 1” të Portugalisë dhe ka thyer kështu rekordin e fitoreve të të gjitha kohërave të Formula 1.
Hamilton përfundoi në vendin e tretë në dy xhirot e para, duke e parë veten pas “McLaren” të Karlos Sainz dhe shokut të skuadrës, Valeri Botas.
Pasi të dy Mercedesët kaluan Sainz, Hamilton gjurmoi Botas para se të merrte epërsinë në xhiron e 20-të.
Nga atje, Hamilton dominoi garën duke marrë fitoren e tij të 92-të në karrierë.
Arritja është akoma më e jashtëzakonshme për vetë faktin se Hamilton theu kështu rekordin e Majkëll Shumaker i cili qëndronte në krye të pilotëve me më shumë fitore për 19 vite.
Një nga drejtuesit më të suksesshëm në historinë e këtij sporti, gjashtë herë kampioni i botës mban gjithashtu rekordet për më shumë pikë karriere (3687), “pole position” (97), paraqitje në podium (161), “Grand Slam” në një sezon (3) dhe pikët e kampionatit në një sezon (413).
Me 5 gara të mbetura nga sezoni aktual, britaniku ndodhet në krye të renditjes dhe në rrugën drejt barazimit të rekordit të Shumaker për më shumë tituj kampion të fituar. /Opinion.al