Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi është kapur teksa shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.
Mësohet se në pranga ka rënë 38 vjeçari me inicialet E. P. banues në lagjen Skënderbeg. Ai u ndalua nga autoritetet në vendin e quajtur “Xhabije” dhe gjatë kontrollit fizik iu konstatua një sasi dozash lëndë narkotike.
Policia sekuestroi 52 doza kanabis me peshë totale 51.8 gr. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al