Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania pranë mbylljes së dytë, ekspertët: Nëse kalojnë 20 mijë raste

2020/10/24 at 5:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
COVID-19, situata drejt përmirësimit në Gjermani

Për të dytën ditë me radhë në Gjermani raportohen 11.000 raste të reja infektimesh nga koronavirusi. Një mjek i ekipit drejtues paralajmëroi se 20.000 infektime në ditë mund të nënkuptojnë një tjetër mbyllje.


Të premten Gjermania raportoi 11.242 raste të reja infektimesh, duke shënuar ditën e dytë rresht me më shumë se 11.000 infektime të reja ditore.

Që nga nisja e pandemisë, kjo është java e parë që numëron mbi 10.000 raste të reja brenda 24 orëve. Gjatë 7 ditëve të shkuara, shkalla e infeksionit në të gjithë vendin është rritur në 60.3 raste për 100.000 persona, krahasuar me 56.2 për 100.000 persona të një dite më parë. Numri i të vdekurve u rrit me 49 në 9954.

A është e nevojshme një mbyllje e dytë?

Duke parë shifrat në rritje, një ekspert mjekësor i ekipit drejtues tha, se mund të jetë e nevojshme një mbyllje e dytë, në rast se do të kalohet numri i 20.000 infektimeve të reja ditore. “Atëherë nuk do të ishte më e mundur për autoritetet shëndetësore që të gjurmojnë dhe të ndërpresin zinxhirët e infeksionit,” i tha të përditshmes ‘Rheinische Post’ Frank Ulrich Montgomery, kryetari i Shoqatës Botërore të Mjekësisë. “Atëherë ne mund të jemi gati për një mbyllje të dytë sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ngadalësuar virusin.”

Montgomery gjithashtu i tha gazetës, se çdo vaksinë e mundshme kundër koronavirusit nuk do të ishte një “ilaç” dhe se vaksinimi i të gjithë popullsisë mund të zgjasë “dy deri në tre vjet”.

Infektohet bashkëshorti i ministrit

Burri i ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn është bashkuar ndërkohë në radhët e të infektuarve, pasi vetë Spahn rezultoi pozitiv të mërkurën (21.10). Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë tha të premten se Daniel Funke ishte izoluar me burrin e tij të mërkurën dhe ishte testuar një ditë më pas.

Ai tha se Spahn vazhdon të ketë simptoma të lehta ftohjeje, ndërsa Funke aktualisht nuk po shfaq simptoma. Spahn është anëtari i parë i kabinetit qeveritar gjerman që është infektuar nga koronavirusi. Ministri i Jashtëm Heiko Maas dhe Kancelarja Angela Merkel kaluan të dy nëpër periudha të shkurtra izolimi paraprak, por asnjëherë nuk rezultuan pozitivë.

Ndihma e qeverisë vijon

Ndërsa pandemia vazhdon të shkaktojë kërdi ekonomike, qeveria gjermane është zotuar të vijojë me ndihmat financiare për biznesin deri në 2021. Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier premtoi, se ndihma për industrinë e turizmit të goditur rëndë do të vazhdojë brenda rregullave të Komisionit Evropian. “Aktualisht, ne jemi duke përgatitur një rifreskim të ndihmës sonë financiare, të cilën do ta zgjasim deri vitin e ardhshëm,” tha ai.

Qeveria ka zgjatur gjithashtu skemën e saj të subvencionimit të pagave “me kohë të shkurtuar pune” deri në fund të 2021, që do të thotë se do të vazhdojë me zgjedhjet e planifikuara kombëtare të vitit të ardhshëm. Skema lejon ndërmarrjet në gjendje të vështirë të ulin orët e punës së punonjësve dhe t’i paguajnë ata në vend që t’i pushojnë nga puna dhe qeveria mbulon pjesërisht pagat e ulura.

Rriten shtrimet në spitale

Autoritetet thonë se rritja e rasteve reflektohet në numrin e shtrimeve në spital në landin më të populluar të Gjermanisë, Renanisë Veriore – Vestfalisë (NRË). Sipas qeverisë së NRË, rreth 1420 pacientë me koronavirus janë aktualisht të shtruar në spital, krahasuar me 320 një muaj më parë. Nga këta pacientë, 275 janë në kujdes intensiv dhe 148 të intubuar. Sidoqoftë, qeveria tha që spitalet ishin larg arritjes së kapacitetit të tyre, me 1320 vende të kujdesit intensiv akoma të disponueshëm, nga një total prej 5640./DW

 

 

 



Ju sugjerojmë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

15 Nëntor, 2025 8:16 pm
Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
Rajoni

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

15 Nëntor, 2025 6:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

15 Nëntor, 2025 5:30 pm
Para
Zvicra lë të moshuarit jashtë terapive intensive, nëse mbushen vendet

Zvicra lë të moshuarit jashtë terapive intensive, nëse mbushen vendet

Italia regjistron mbi 19 mijë raste me COVID-19, rritet numri i viktimave

Italia regjistron mbi 19 mijë raste me COVID-19, rritet numri i viktimave

Fizikanti italian: Pas 2 javësh do arrijmë në 400 të vdekur në ditë

Fizikanti italian: Pas 2 javësh do arrijmë në 400 të vdekur në ditë
















TE FUNDIT

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
15 Nëntor, 2025

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur...

Lexo më shumë

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
15 Nëntor, 2025

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand...

Lexo më shumë

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
15 Nëntor, 2025

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes së fundit të raundit të kualifikueseve ndaj Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
15 Nëntor, 2025

Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com