Presidenti i Polonisë, Andrej Duda, është infektuar me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i presidentit në një postim në rrjetet sociale. Ai tha se pavarësisht infektimit Presidenti ishte mirë me shëndet.
Presidenti, Andrej Duda, vizitoi ditën e djeshme spitalin në ndërtim e sipër në Stadiumin Kombëtar në Varshavë, ku do të vendosen 500 shtretër për pacientët e infektuar me Covid-19.
Pas lajmit të infektimit, zëvendës Ministri i Shëndetësisë njoftoi se kreu i Shtetit po përgatit një listë të zyrtarëve dhe personave të tjerë me të cilët ai ka pasur kontakte. Të gjithë do të duhet të qëndrojnë në karantinë, e cila në Poloni zgjat 10 ditë.
Një ndër personat që do të karantinohet është tenistja Iga Sviatek, që fitoi turneun e këtij viti Roland Garros në Paris pasi një ditë më parë u takua me presidentin Duda për të marrë medaljen./ Opinion.al