Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi i ka marrë përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve tokën një të riu.
Është vënë në pranga shtetasi me inicialet A.L, i cili, ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër.
Policia informon se po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Flasifikimi i dokumenteve”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh ”./ Opinion.al