Franca ka shënuar një tjetër rekord të infektimeve nga Covid në 24 orë, duke regjistruar 42.032 raste, ndërsa një ditë më parë ishin 41.622 persona të prekur. Presidenti Emmanuel Macron, tha sot gjatë një vizite në spitalin “Pontoise”, se të paktën deri në fund të verës do na duhet të përballemi me virusin.
“Do të çliroheshim nga ky virus nga një dorë e fatit, por deri tani kemi parë se fat nuk kemi patur. Ose do të na shpëtonte imuniteti kolektiv dhe vaksina. Por do ta kemi këtë virus të paktën deri në fund të verës”, tha Macron duke iu përgjigjur gazetarëve. /Opinion.al