Në rrugën e saj diplomatike Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka treguar se punuar me vende të ndryshme, veçanërisht në kontinetin Aziatik.
Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Kim ndau edhe përvojën e saj me një vend komunist si Korea e Veriut.
Blendi Fevziu: Si ishte Koreja e Veriut?
Ambasadorja Kim:Është një vend që po i mbarojnë arsyet për të ekzistuar.
Blendi Fevziu: Vend i çmendur. Kam vizituar 118 vende në botë, por nuk e vizitova dot Korenë e Veriut. Dërgova shumë e -maile në kompaninë që merret me udhëtimet atje dhe gjithmonë thoshin, ‘jo, për gazetarë, pothuajse e pamundur.’ Si ishte jeta atje? A mund të lëviznit lirisht në rrugë apo…
Ambasadorja Kim:Nuk do shkoja aq larg. Është një vend komunist dhe mendoj shqiptarët e dine ç’do të thotë.
Blendi Fevziu:Po, më mirë se kushdo tjetër.
Ambasadorja Kim:Tamam. Kam lexuar librin tuaj, meqë ra fjala.
Blendi Fevziu:Kam kaluar 21 vite në një vend komunist.
Ambasadorja Kim:Është një shtet komunist totalitar dhe e kuptoja që kur kisha leje të ecja në rrugë, ishte sepse më kishin dhënë leje. Pra, pashë gjërat që donin të shihja. Mendoj se njërëzit janë lindur për të qenë të lirë, pavarësisht nëse janë koreanë, amerikanë, shqiptarë, njerëzit janë lindur për të qenë të lirë.
Blendi Fevziu: Absolutisht.
Ambasadorja Kim:Dhe do të jenë të lire në fund.
Blendi Fevziu:Të shpresojmë. Më pas, pas misionit për Korenë e Veriut, ku ishit?
Ambasadorja Kim:Po, pas Koresë së Veriut, vendosa se duhet të shihja pjesën tjetër të botës dhe që duhet të bëja diçka me pak më shumë rrezik. Dhe shkova në Irak.
Blendi Fevziu: Irak?
Ambasadorja Kim:Po, për një vit.