Policia e Shtetit, në 24 orët e fundit ka vendosur rekord gjobash për qytetarët që janë konstatuar pa maska mbrojtëse. Autoritetet njoftojnë se sot janë gjobitur 810 qytetarë në të gjithë vendin.
Gjithashtu, janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.
Po gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore janë vendosur 165 masa administrative 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik./ Opinion.al