Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria “Rama” miliarda euro koncesione të reja më 2021

2020/10/22 at 2:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria “Rama” miliarda euro koncesione të reja më 2021

Qeveria shqiptare ka në plan të akordojë gjashtë kontrata të tjera koncesionare përgjatë vitit të ardhshëm me një vlerë të përgjithshme investimi prej 1.74 miliardë eurosh ndërsa kostoja e tyre në xhepat e shqiptarëve mund të jetë disafish më e lartë.

1.74 miliardë euro ndërsa kostoja e tyre në xhepat e shqiptarëve përgjatë dekadave të ardhshme është thjeshtë e pallogaritshme. Një listë e publikuar nga Ministria e Financave si pjesë e ligjit për buxhetin e shtetit në vitin 2021 paraqet të cilat pritet të krijojnë monopole ose thuajse monopole afatgjata në disa segment të ekonomisë.

Kontrata më e madhe e planifikuar është ajo e koncesionit të rrugës Milot-Fier, vlera e investimit të së cils është 178.2 miliardë lekë por që pagesat e pritshme të shqiptarëve për përdorimin e kësaj rruge për 35 vitet e ardhshme do të jenë sipas vlerësimit të studimit të fizibilitetit, së paku 4 miliardë euro.

Tenderi për këtë kontratë koncesioni është mbyllur sakaq që më 29 shtatorin e kaluar ndërsa rezultati i tenderit nuk është shpallur. Qeveria është akuzuar sakaq për paracaktim fituesi për këtë tender. Pavarësisht emrit Milot – Fier, ankandi ka në plan të akordojë një kontratë përmes të cilës, 56 kilometra autostradë ekzistuese falen për koncesionarin privat dhe 53 kilometra autostradë e re ndërtohen ndërsa shqiptarët do të paguajnë sa herë të kalojnë në këtë rrugë për 35 vitet e ardhshme. Në bazë të volumit të trafikut të pritshëm dhe tarifave, kostoja e përgjithshme e pagesave përgjatë këtyre 35 viteve është së paku 4 miliardë euro.

Tenderi tjetër i planifikuar nga qeveria ka vlerën 20 miliardë lekë (162 milionë euro) dhe mbart titullin “Dhënia me koncesion /PPP e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore”. Nuk ka të dhëna se çfarë do të bëjë ky koncesion.

Koncesioni i tretë mbart titullin Rritja e Sigurisë Rrugore dhe ka koston e investimit të planifikuar 5 miliardë lekë. Edhe për këtë koncesion nuk ka ndonjë të dhënë publike se çfarë është.

Koncesioni tjetër i madh është ai i aeroportit të Vlorës. Ëndrra e vjetër e kryeministrit dhe premtimi i tij i stërpërsëritur në fushatat e kaluara elektorale por që nuk është bërë realitet deri më sot sepse nuk është parë kurrfarë interesi ekonomik për ndërtimin e një aeroporti vetëm 120 kilometra larg aeroportit ekzistues te Tiranës, planifikohet të jepet me koncesion në të cilin vlera e investimit parashikohet 13 miliardë lekë ose 90 milionë euro ndërsa forma e koncesionit dhe se sa para do të paguajnë taksapaguesit, kjo mbetet për t’u parë.

Qeveria ka edhe dy koncesione më të “vogla” në plan. Njëri quhet: “Për përmiresimin e infrastruktures rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan” dhe ka vlerë investimi të llogaritur prej 882 milionë lekësh (6 milionë euro) ndërsa tjetri quhet “Për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës së çelësave publik PKI”, dhe ka një kosto prej 208 milionë lekësh. Çelësat KPI janë kodet që përdoren për firmë elektronike dhe që aktualisht jepen nga AKSHI për pak persona të interesuar, përfshirë kompanive që u duhet të aplikojnë për tenderë apo inxhinierëve që bëjnë aplikime për leje ndërtimi. Por një program tjetër i qeverisë, ai i krijimit të një sistemi të ri të menaxhimit fiskal elektronik, parashikon krijimin e një tregu me dhunë për këtë shërbim përmes detyrimit të një numri biznesesh që të pajisjen me një kod të tillë./ Reporter.al

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
COVID-19/ Flet rektori i UT, çfarë do të ndodhë me tarifat e studimit

COVID-19/ Flet rektori i UT, çfarë do të ndodhë me tarifat e studimit

Klajda Gjosha kalon koronavirusin: E kam kaluar lehtë

Klajda Gjosha kalon koronavirusin: E kam kaluar lehtë

Qindra gjoba për mos mbajtjen e maskës, shoqërohen 9 qytetarë

Nuk kishin vendosur maskën, policia rekord gjobash

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com