Pasi naftëtarët e Ballshit refuzuan kërkesën e kryeministrit Rama që të dalin nga greva për tu ulur në dialog, ka ardhur edhe reagimi i kreut të qeverisë.
LEXO EDHE: Naftëtarët-Ramës: Presim zgjidhje konkrete, jo postime në Twitter
Në një postim në Twitter, Rama ka ripërsëritur kushtin për bashkëbisedim me naftëtarët dhe shton se është ide e gabuar që t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private.
“Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh, sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim! Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht”, shkruan Rama.
Kryeministri Rama ditën e sotme i ka bërë thirrje grave naftëtare në Ballsh që të ndalojnë grevën e urisë. Pas deklaratës së kryeministrit kanë reaguar naftëtarët. Ata janë shprehur se nga kryeministri kërkojnë zgjidhje konkrete për çështjen e pagave dhe jo postime në “Twitter”. /Opinion.al