Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Provokon Rama, “Deputeti që duam” nis nga inceneratori i Elbasanit

2020/10/21 at 4:27 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Provokon Rama, “Deputeti që duam” nis nga inceneratori i Elbasanit

Ka nisur pikërisht nga Elbasani prezantimi i platformës së re elektorale të Partisë Socialiste. Në mesin e akuzave për korrupsion për kontratat e inceneratorëve, kryeministri Rama ka zgjedhur pikërisht sheshin përpara inceneratorit të Elbasanit për të folur rreth platformës “Deputeti që duam”.


“Ne po promovojmë platformën e thirrjeve të hapura, për vajzat e djemtë, gratë e burrat që kanë pasionin, vullnetin dhe kurajon për të hyrë bashkë me ne në përpjekjen për ta dërguar më tej Shqipërinë, përbën një hap të guximshëm në jetën e brendshme të Partisë Socialiste, por edhe në funksion të përmirësimit të demokracisë. Ne duam ta vëmë politikën në duar të mira. Politika ka lindur nga nevojat e njerëzve. Evis Kushi fillimisht ishte refuzuese, pasi kishte mos-besim, mu desh durim ta bind, sikundër edhe të tjerë, që sot në pozicione me përgjegjësi të mëdha”, tha Rama.

Kryeministri tha se kanë nisur interesimet në platformën e re “online” ku mund të aplikohet duke nisur një video me një prezantim rreth ideve të angazhimit në Partinë Socialiste.

“Politika është proces. Është proces i vazhdueshëm që kërkon durim të madh, kompromise. Dua të përgëzoj ata që shoh me kënaqësi, që kanë hedhur hapin që të bëhen pjesë e platformës tonë. Shprehet e interesit janë disa dhjetra. Se kam numrin e ditës së sotme. Janë disa dhjetra. Kanë dërguar videot e tyre, atë çka kërkohet. Për të thënë pse duhet të përfshihen në këtë proces. Kush janë dhe çfarë kanë bërë. PS është një forcë që ka një virtyt të madh. Ka një virtyt qartësisht nënvizuar nga historia e saj. Është e vetmja forcë politike në Shqipëri që ka pasur përgjegjësi dhe që asnjëherë përgjegjësinë se ka shpërdoruar për të cënuar interesin kombëtar. Fatkeqësisht kjo s’mund të thuhet për forcat e tjera që kanë pasur mundësi. PS është po ashtu, duan, s’duan të tjetër, forca më e madhe politike e shqiptarëve. PS e ka pasur dhe e ka, jam i bindur se do e kenë dhe në të ardhmen, pavarësisht se kush është lideri, në ADN e vet, prirjen për tu modernizuar, duke u hapur dhe duke u shtrirë në hapësirën ku vepron dhe ku jeton shoqëria. Sot pas është përsëri në të njëjtën sfidë që ka qenë gjithmonë. Pavarësisht se si kanë shkuar gjërat, pavarësisht se PS ka faktuar dhe ka humbur, e në rastet kur ka humbur, ka humbur jo sepse e kanë mundur të tjetër. Po sepse ka mundur vetveten. S’ka qenë në lartësinë e sfidës, në lartësinë e nevojës për të mos lejuar që vendi të kthehet pas. Vendi është kthyer pas sa herë që i është dhënë mundësi që të tjerë të bëjnë atë që di të bëjë PS. Shqipëria është para një sfide sa të thjesht e të vështirë. SP është para një sfide për t’ja bërë Shqipërisë më të lehtë, dhe për mos t’ja vështirësuar të nesërmen. Sfida është që të vazhdojë kthesën deri në fund. Tani jemi futur dhe po e rrisim shpejtësinë në majën e kthesës, apo të bëjmë një kthim pas.”, deklaroi Rama.

Jo pa qëllim, kryeministri Rama zgjodhi Elbasanin për të hapur fushatën e re në rrethe. Ai i mblodhi socialistët jo në qendër të qytetit por tek inceneratori për të cilin janë hedhur akuza se nuk punon dhe se është ndërtuar sipas një procedure korruptive.

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka miratuar ndërtimin e inceneratorit për interesa klienteliste dhe se ka paguar për shërbime të cilat nuk janë kryer.

Por kryeministri Rama i ka mohuar këto pretendime duke sulmuar gjithashtu edhe opozitën.

“Nuk na sfidojnë dot, janë shumë mbrapa. Një opozitë më mizerabël në aspektin e programit, lidershipit, të lidhjes së njerëzit me realitetin se kjo e sotmja nuk e ka pasur Shqipëria që nga 1991, edhe atëherë kur ka qenë më brutale ka qenë shumë më e vërtetë, më e ndershme edhe në marrëzinë e vet. Sot është një opozitë e pandershme që nuk ka lidhje mes zërit, figurës, qëllimit dhe prapamendimit, ca thonë lëre që e thonë për të vënë duart në kokë, por është krejt tjetër nga ca është. Prandaj miqtë e mi me kurajo dhe me një ndjenjë jo vetëm dëshirë, por edhe kënaqësie, sfidojeni veten dhe ta që janë sot në këtë skuadër për të thënë fjalën tuaj. Do kemi qindra kandidatë, mbase mund të shkojnë me mijëra, ndoshta s’do jenë të gjithë kandidatë por do jenë një e mirë për PS për ripërtitjen”, tha kryeministri. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë
Kryesore

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

8 Dhjetor, 2025 8:20 pm
Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme

8 Dhjetor, 2025 8:18 pm
Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit
Kryesore

Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit

8 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid
Bota

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid

8 Dhjetor, 2025 6:16 pm
U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia
Kronikë

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia

8 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?
Kryesore

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

8 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
Kronikë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

8 Dhjetor, 2025 1:01 pm
8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën
Kryesore

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën

8 Dhjetor, 2025 12:27 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

8 Dhjetor, 2025 10:20 am
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Para
Policia ndëshkon 14 drejtues mjetesh, udhëtonin me…

Covid-19/ Qindra gjoba për mos mbajtjen e maskës, shoqërohen 22 qytetarë

“Dako miku im”, Bardhi: Rama ka frika mos anëtarët e bandës i hanë kokën

VIDEO/Bardhi: Shqipëria po bën hapa mbrapa drejt të shkuarës së rrezikshme

Nis izolimi në Lombardi, deri në 3000 euro gjobë për shkelësit

Nis izolimi në Lombardi, deri në 3000 euro gjobë për shkelësit
















TE FUNDIT

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë
8 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar foltoren e kësaj jave të Partisë Demokratike, duke e krahasuar...

Lexo më shumë

Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme

Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme
8 Dhjetor, 2025

Nga foltorja para kryeministrisë, Sali Berisha u bëri thirrje mbështetësve që të përgatiten për protesta të fuqishme kundër qeverisë, të...

Lexo më shumë

Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit

Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit
8 Dhjetor, 2025

Foltorja e kësaj të hëne e Partisë Demokratike përkoi me Ditën Kombëtare të Rinisë. Në fjalën e tij adresuar mbështetësve...

Lexo më shumë

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid
8 Dhjetor, 2025

Rusia ka paditur dhjetëra udhëheqës politikë dhe ushtarakë ukrainasë dhe ish-zyrtarë për “gjenocid” kundër popullsisë etnike ruse dhe rusishtfolëse të Donbasit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com