Drejtuesit rajonalë dhe kryetarët e bashkive kanë kërkuar mbylljen e të gjitha aktiviteteve dhe ndalimin e lëvizjes nga ora 23:00 deri në 5 të mëngjesit, duke nisur nga e enjtja e 22 tetorit. Kjo nismë është mbështetur edhe nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza i cili është shprehur: “Jam dakord me mundësinë e masave më të shtrënguara në Lombardi. E dëgjova presidentin e rajonit Fontana dhe kryebashkiakun Sala dhe do të punojmë së bashku në këtë drejtim gjatë orëve të ardhshme”.
Gjithashtu Lombardia ka propozuar mbylljen e qendrave tregtare të mëdha dhe të mesme, gjatë fundjavës, me përjashtim të bizneseve me karakter ushqimor. Italia shënoi të hënën një rritje rastesh që arriti në 9338 infektime./Opinion.al