Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka vizituar një pikë grumbullimi të fruta-perimeve në Fushë-Krujë, biznes që ka përfituar nga programi i AZHBR-së.
Gjatë vizitës, kryeministri shkëmbeu batuta me punonjësit, por dhe me pronarin e kësaj sipërmarrje.
PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Rama-punonjësve: Ju paguan mirë ky mo?
Punonjëset: Po shumë mirë
Biznesmeni: 350 mijë lekë
Rama: Duhet t’ua rrisësh pak se po të shtohet puna.
Biznesmeni: Patjetër që po. Ju faleminderit juve për ndihmën
Rama: Shyqyr që po shtohen ata që jo vetëm mund të punosh në Shqipëri, por kur ke vullnet dhe pasion, këtu bën çudira. këtu jetohet më mirë, se atje ça do bësh ti?! (Jashtë). Të uroj shëndet, ule pak këtë ( I bie me dorë tek barku)/ Opinion.al