Policia e Fierit ka arrestuar një 44-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane. Mësohet se i arrestuari ka disa identitete, Edison Mërtiri, Edison Prifti, Adison Prifti dhe Artan Budo.
Ai është dënuar nga Gjukata e Torinos në Itali me 8 vjet e 3 muaj e 20 ditë, për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./ Opinion.al