Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dy rasteve të dhunës në familje në Malësinë e Madhe. Autoritetet njoftojnë se ka rënë në pranga 48-vjeçari me inicialet B.K., i cili po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e 48-vjeçarit, u gjetën një kallashnikov, një armë gjahu dhe 252 fishekë, të cilat i mbante me leje. Gjithashtu është arrestuar edhe një 53-vjeçar, po për dhunë në familje. Shtetasi me inicialet F. P., 53 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në ngarkim të shtetasit B. K. dhe për veprën penale “Dhuna në familje” në ngarkim të shtetasit F. P./ Opinion.al