Vijon procesi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. Presidenti, Ilir Meta, ka publikuar listën prej dhjetë gjyqtarësh që kanë aplikuar për plotësimin e vendit vakant të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.
Për vakancën e shpallur nga Presidenti ka patur 10 kanditatura:
Z.Aleksadër Toma, Z.Altin Binaj, Znj.Aldona Sylaj, Znj.Ardita Buna (Alsula), Z.Eugen Papandile, Z.Ilir Haznedari ,Z.Klajdi Mone, Znj.Orkida Totojani, Z.Përparim Kalo, Z.Shaqir Hasanaj.
Presidenti i ka bërë thirrje KED të vijojë menjëherë procesin e vlerësimit të kandidaturave që t’i hapet sa më shpejt rrugë funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.
Pas vlerësimit të kandidaturave KED do t’i paraqisë presidentit listën e renditur sipas pikëve dhe ai do të zgjedhë një prej tre të parëve.
Gjykata Kushtetuese ka aktualisht 4 anëtarë, Vitore Tushën, Elsa Toskën, Marsida Xhaferllarin dhe Fiona Papajorgjin.
Tre të fundit u emëruan vjeshtën e vitit të shkuar pas një përplasjeje të ashpër mes Presidentit Meta, Kuvendit dhe KED rreth kompetencave për emërimin e anëtarëve.
Si përfundim Kuvendi emëroi Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin ndërsa presidenti Meta, Marsida Xhaferllarin dhe Besik Muçin por ky i fundit u shkarkua më vonë pasi nuk u konfirmua në detyrë nga procesi i vetingut.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka 9 anëtarë dhe që të funksionojë asaj i duhen minimalisht 5 anëtarë./ Opinion.al