Rekord infektimesh në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë. Mësohet se 5 mësuese dhe 3 punonjëse të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitive për Covid-19.
Sipas informacioneve, 29 mësues të tjerë janë vetëkarantinuar, ndërsa sot u është marrë tamponi dhe pritet rezultati i tyre.
Ata janë zëvendësuar me mësues të tjerë për të vijuar procesin mësimor.
Në datën 5 tetor, ka rezultuar pozitive sanitarja e shkollës dhe mësuesja e anglishtes, më pas kanë shfaqur simptoma të koronavirusit edhe mësues të tjerë.
Tirana vijon të mbetet qyteti me numrin më të lartë të infektimeve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit rezultuan pozitiv për virusin e ri 83 raste./ Burimi: ABC News