Mbrëmjen e së martës emisioni “Opinion” trajtoi çështjen e maskave mbrojtëse.
Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme kudo nga 15 tetori ka njoftuar kryeministri Rama. Kjo ngre një sërë pikëpyetjesh nëse ka fuqi shteti shqiptar për respektimin e një mase të tillë, a është mbajtja e maskës një shpenzim i shtuar për shumë prej familjeve të varfra shqiptare, dhe si do të zbatohet kjo masë.
Për të trajtuar këtë çështje, në studio ishte e ftuar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përballë gazetarëve Mentor Kikia, Juli Xhokaxhi dhe Rashela Shehu në lidhje direkte.