Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar përsëri sot qeverinë për situatën e pandemisë. Në një konferencë për mediat, ai tha se pas masave të reja për mbajtjen me detyrim të maskës fshihet realiteti se “paratë e buxhetit të shtetit po rrjedhin në mënyrë marramendëse në drejtim të aferave korruptive”.
Kreu i demokratëve tha se një ditë pasi numri i të infektuarve arriti një rekord të ri, tha se nuk është raportuar as vdekja nga koronavirusi e drejtorit në Bashkinë e Tiranës.
“Sot na shpallet plani i maskave, si do e mbajnë, kush, e gjoba. Nuk ka masa reale, si vendet e tjera të rajonit, për tu përballur me aspektin shëndetësor e ekonomik, Rama mosmarrjen e masave mundohet ta fshehë pas maskave. S’ka shqiptar që se kupton që arsyeja që Rama s’merr masa për ti ndihmuar, që gënjen se nuk e di planin tonë me 5 pika se paratë e buxhetit të shtetit po rrjedhin në mënyrë marramendëse në drejtim të aferave korruptive. Këtu akoma mjeku i familjes është lënë jashtë kësaj beteje i pambrojtur, papërfshirë. Kemi një numër rekord të infektuarish dje sipas shifrave zytare që janë të manipuluara e të diktuara që nuk diktojnë as realitetin që raportohet në media e jo më atë që njohin të gjithë ne me familje e farefis. Disa media raportuan që edhe persona publik si i ndjeri ish drejtori i bashkisë së Tiranës që ndërroi jetë pasi ndërroi jetë i ati nuk është raportuar. Imagjinoni ku ka arritur kaosi dhe falsifikimi i i të dhënave, që do të thotë se numri i infeksioneve është shumë më i madh sa raportohet”, tha Basha.
Siutata mund të përmirësohet nëse merren masat si në vendet e rajoni nënvizoi Basha ndërsa i bëri thirrjeve gazetarëve të përballin kryeministrin me premtimet që sipas tij nuk janë mbajtur.
“Vendi është futur në një qorsokak drejt greminës, mund ta ndalojmë nëse marrim masat si vendet e rajonit. Përmasa e vetme e bërjes së detyrës është nese ke marrë apo jo këto masa. Nëse masat që ne rekomanduam do të ishin marrë situata nuk do të ishte kështu. Prej marsit i kam kërkuar 2500 testime në ditë. Kjo është detyra e qeverisë jo të dalë si sharlatan ti thotë njerëzve vendose maskën këtu ose ndryshe do marrësh gjobë. Përballeni me palacollëkun e tij. Përballeni me premtimet që u ka bërë shqiptarëve, nxirrjani kur thotë do bëjmë paketën e tretë kur vendet e tjera kanë bërë paketën e katërt. Është kriminale mënyra se sillet me mjekët dhe infermierët. Ky është plani ta lëri të keqen të shkojë deri në fund dhe pastaj të nxjerrë pikatoren, ky është krim.” shtoi ai. /Opinion.al