Rreth 200 gram tritol ndodheshin brenda çantës së dyshimtë që alarmoi ditën e djeshme banorët e Vlorës.
Sipas burimeve, lënda ishte përgatitur në mënyrë artizanale dhe ishte bërë gati të shpërthente në mënyrë të telekomanduar me celular.
Pas raportimit të banorëve të lagjes Pavarësia, forcat e policisë pikasën çantën e dyshimtë pranë Pallatit të Kulturës.
Ajo u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga forcat xheniere disa orë më vonë.
Policia ka sekuestruar kamerat e Pallatit të Kultures si dhe të disa bizneseve përreth, por nuk e ka ende të qartë nëse lëndë plasëse i ka rënë ndonjë makine, apo është vendosur në pemë në afërsi të ndonjë makinë të parkuar.
Policia shpreson të rindërtojë skenën e ngjarjes nga kamerat e sigurisë nëse kanë identifikuar automjetin apo personin./ Opinion.al