Hyrja në treg e produkteve që ngrohen, por nuk digjen si alternativë e cigareve tradicionale sjell përfitime te shëndeti, thotë një eksperte e shëndetit publik. Helen Redmond, profesore në Universitetin e Nju Jorkut- Silver School of Social Work, i referohet produkteve me ngrohje dhe jo djegie të duhanit, të cilat janë pajisje pa tym, që nxehin, në vend që të djegin fije dizajnuara posaçërisht të duhanit e që më pas lëshojnë nikotinë me aromë. Duke qenë se duhani nuk digjet, nivelet e kimikateve të dëmshme të lëshuara nga produktet me ngrohje janë dukshëm më të ulëta në krahasim me tymin e cigares konvencionale.
Helen Redmond e bëri këtë koment para se Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) të autorizonte tregtimin e IQOS, sistemi i ngrohjes së duhanit të Philip Morris International, si një produkt me rrezik të reduktuar.
“Përdorimi i nikotinës nuk përbën asnjë kërcënim, sepse nikotina nuk është problemi. Duhani që digjet është,” tha Redmond. “Ekziston një ide e përhapur gjerë, por e gabuar, që nikotina shkakton kancerin dhe probleme të tjera shëndetësore. Kjo nuk është e vërtetë. Ajo që shkakton probleme shëndetësore është djegia e cigares. Djegia lëshon mijëra kimikate toksike,” shprehet ajo.
Autorizimi i produktit me rrezik të modifikuar nga FDA tregon se IQOS është një produkt thelbësisht i ndryshëm nga cigaret që digjen dhe duhet të ketë rregullativa ndryshe. Vendimi i FDA është në përputhje me konkluzionet e mëparshme të organeve të tjera rregullatore dhe shkencore, duke përfshirë ato në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Holandë, që kanë arritur në konkluzionin se produkti lëshon nivele më të ulëta të toksikantëve të dëmshëm.
Redmond thotë se cigaret elektronike dhe pajisjet me ngrohje, por jo djegie, rezultuan të efektshëm në kalimin e duhanpirësve tradicionalë te alternativat që japin të njëjtën kënaqësi e ritual të shoqëruar me pirjen e duhanit. Një testim i shkurtit 2019 nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve për Shëndetin në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se cigarja elektronike ishte dy herë më e efektshme sesa trajtimet e zëvendësimit të nikotinës siç janë çamçakëzi dhe fashat e nikotinës.
Redmond përmendi rastin e Japonisë, ku gati një e treta e duhanpirësve kanë kaluar tashmë në duhanin me ngrohje dhe pa djegie.
“Këto produkte janë në dispozicion në Japoni që nga viti 2014. Rezultati: shitjet e cigareve në vend janë ulur, duke tejkaluar rezultatet e çdo mesazhi sensibilizues për lënien e duhanit,” thotë ajo.
Philip Morris International (PMI) ka realizuar një studim të gjerë mbi IQOS, përfshirë 18 testime jo klinike dhe 10 klinike. Bazuar në provat e PMI deri më tani, kalimi plotësisht në IQOS – teksa nuk është pa rrezik – është një alternativë më e mirë për ata që duan të vazhdojnë të pinë duhan.
Një studim tjetër nga kërkuesit kanadezë dhe amerikanë pa sesi tendencat në shitjen e cigareve në Japoni midis 2011 dhe 2019 korrespondojnë me shitjet e produkteve të duhanit me ngrohje që janë futur në tregun japonez prej disa vitesh. Studiuesit arritën në përfundimin se rënia pesëfish e shitjes së cigareve në Japoni që nga viti 2016 ishte për shkak të futjes së produkeve të duhanit me ngrohje.