Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me një reagim ndaj akuzave të opozitës në lidhje me rendin dhe krimin e organizuar.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar shifrat e vrasjeve të ndodhura në vitin 2012 dhe në vitin 2019 sipas policisë së shtetit.
Sipas shifrave të publikuara nga kryeministri Rama, në vitin 2012 numri i vrasjeve ishte 126 ndërsa në vitin 2019 numri i vrasjeve ishte 58.
Ai nuk ka nguruar të thumbojë edhe opozitën duke shkruar se këto shifra tregojnë se sa shumë kanë harruar ata që flasin për rritje të krimit.
“Me këto shifra që tregojnë sa shumë kanë harruar disa që flasin për rritje të krimit (ndërkohë që nuk po vendos 2020-ën sepse shifra është ende më shumë domethënëse, po meqë viti s’ka mbaruar akoma)”, shkruan Rama./ Opinion.al