Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 2 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga COVID-19 , ndërsa janë konfirmuar 171 raste të reja. Në total numri i vikitmave në vendin tonë është 424, ndërsa i personave të infektuar është 15570 raste me koronavirus, prej të cilëve 5561 janë aktivë.
Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 85 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 9585. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti.
COVID-19 – Statistika (12 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 171
Të shëruar ne 24 orë 85
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 952
Testime totale 99,598
Raste pozitive 15570
Raste të shëruara 9585
Raste Aktive 5561
Humbje jete 424
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2855
Durrës 593
Shkodër 414
Korçë 291
Lezhë 273
Elbasan 231
Fier 264
Vlorë 199
Kukës 153
Berat 145
Dibër 82
Gjirokastër 61