Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, derdhi lot dhe si rrallë herë kërkoi ndjesë për dështimin e tij në udhëheqjen e vendin në kohët e trazuara të nga shpërthimi i koronavirusit.
Duke folur në një paradë të madhe ushtarake të mbajtur në fundjavë për të shënuar 75 vjetorin e partisë së Punëtorëve në pushtet, Kim hoqi syzet dhe fshiu lotët – një tregues i presionit në rritje ndaj regjimit të tij, raporton The Guardian.
“Njerëzit tanë kanë besuar tek unë, lart sa qielli dhe thellë sa deti, por unë nuk kam dështuar që të sillem gjithmonë sipas pritshmërie të tyre. Më vjen shumë keq për këtë.” tha ai, sipas Korea Times.
Duke cituar gjyshin dhe babanë e tij – dy udhëheqësit e mëparshëm të Koresë së Veriut – Kim vazhdoi:
“Edhe pse më është besuar përgjegjësia e rëndësishme për të udhëhequr këtë vend duke mbështetur kauzën e shokëve të mëdhenj Kim Il-sung dhe Kim Jong-il falë besimit të të gjithëve njerëzit, përpjekjet dhe sinqeriteti im nuk kanë qenë të mjaftueshme për të çliruar njerëzit tanë nga vështirësitë në jetën e tyre. ”
Analistët thanë se Kim kishte përdorur një pjesë të konsiderueshme të fjalës së tij për të lavdëruar popullin e Koresë së Veriut.
Tregëtia e Koresë së Veriut me Kinën – deri tani partneri i saj më i madh ekonomik – ka rënë në mënyrë dramatike për shkak të mbylljes së kufijve në përgjigje të pandemisë, megjithëse Pyongyangu këmbëngul se nuk ka regjistruar një rast të vetëm të virusit.
Vitet e sanksioneve ndërkombëtare në përgjigje të programeve bërthamore të Kim, plus dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, vetëm sa i kanë shtuar vështirësitë e tij.
Pavarësisht nga prania e trupave, raketave, tankeve dhe provave të tjera të fuqisë ushtarake në rritje të Koresë së Veriut, Kim ofroi mbështetje për njerëzit në të gjithë botën që vuajnë si rezultat i Covid-19 dhe shprehu shpresë për një përmirësim të lidhjeve me Korenë e Jugut.
Jugu tha se ishte i shqetësuar se parada dukej se kishte përfshirë një raketë të re balistike me rreze të gjatë, me ministrinë e jashtme që i bëri thirrje Pyongyangut të rinisë bisedimet e denuklearizimit.
Kim paralajmëroi në fjalimin e tij se ai do të “mobilizonte plotësisht” forcën e tij bërthamore nëse kërcënohej, por shmangu kritikat e drejtpërdrejta ndaj Uashingtonit. /Opinion.al