Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta:Kuvendi miraton ligje kundër opozitës dhe ngre kartonat për oligarkët

2020/10/12 at 11:14 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta:  Ky është “rreziku i vërtetë rus”

Presidenti Ilir Meta akuzon mazhorancën se po miraton ligje për shtypjen e opozitës dhe fjalës së lirë.

Në një postim në “Facebook”, presidenti ka paralelizuar ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor që u miratuan në parlament, me gjyqin e vitit 1947 ku u dënuan me vdekje dhe burg të përjetshëm 24 personalitete shqiptare të cilët ishin kundër pushtetit komunist të asaj kohe.

Kreu i shtetit shkruan se “vendi drejtohet nga një regjim autokratik që tenton të marrë formën e një junte”. Ai bën apel për mbrojtjen e vlerave të opozitarizmit, fjalës së lirë dhe llogaridhënies nga ata që ai i quan një “Sekt pa vlera, pa nder e pa Atdhe, si Rilindja”

Statusi i plotë i presidentit Ilir Meta

Ekzekutimi i “Grupit të Deputetëve” dhe bashkëpunëtorëve të tyre në 10 tetorin e vitit 1947, ka hyrë në historinë e Shqipërisë, si një prej akteve më të rënda të asgjesimit masiv të opozitës politike, që instaloi zyrtarisht “institucionin” e eleminimit fizik, spastrimit e terrorit ndaj mendimit ndryshe.

Vrasja mizore nëpërmjet një gjyqi të montuar të figurave të shquara së kohës, intelektualë të spikatur e me reputacion në popull, antifashistë dhe politikanë pro perëndimorë, do të hapte siparin e një krimi shtetëror të përditshëm në 4 dekadat në vijim.

30 vjet pas rrëzimit të regjimit diktatorial dhe 73 vjet pas kësaj ngjarjeje, shqiptarët kanë, si atëherë, një Parlament monist, të vendosur në funksion të pushtetit, që miraton ligje e ndryshon Kushtetutën vetëm për të ndaluar opozitën politike, ndëshkuar mendimin ndryshe dhe median kritike, dhe që ngre kartonat jeshilë vetëm për ligje në funksion të një kaste oligarkësh që po vjedh çdo ditë pasuritë e shqiptarëve.

Fatkeqësisht, vendi drejtohet nga një regjim autokratik që tenton të marrë formën e një junte, ku Kryeministri në detyrë mburret me krenari nga foltorja e Kuvendit një-partiak për vendimin e babait të tij për varjen e poetit Havzi Nela, kur në të gjithë Europën Lindore po frynte era e ndryshimeve demokratike.

Duke nderuar kujtimin e “Grupit të Deputetëve” që sakrifikuan jetën e tyre për Lirinë dhe Demokracinë, është detyra e të gjithëve ne të mbrojmë sot këto vlera që rrezikohen sërish nga një Sekt pa vlera, pa nder e pa Atdhe, si Rilindja, e përfaqësuar nga bijtë e etërve gjakatarë, që mburren me firmat e dënimeve me varje, duke firmosur sot akte për shtypjen e opozitës, asgjësimin e fjalës së lirë e llogaridhënies, sundimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

  1. Shefqet Beja (me varje)
  2. Enver Sazani (me vdekje)
  3. Sheh Karbunara (me vdekje)
  4. Selaudin Toto (me vdekje)
  5. Irfan Majuni (me vdekje)
  6. Tefik Deliallisi (me vdekje)
  7. Hysen Shehu (me vdekje)
  8. Salim Kokalari (me vdekje)
  9. Sulo Konjari (15 vjet burg)
  10. Ramazan Tabaku (me vdekje)
  11. Gjovalin Vlashi (burg përjetë)
  12. Rustem Sharra (burg përjetë)
  13. Xhevat Xhafa (burg përjetë)
  14. Rram Marku (burg përjetë)
  15. Beqir Çela (me vdekje)
  16. Riza Alizoti (me varje)
  17. Sulo Klosi (me varje)
  18. Paolo Saggioti (me vdekje)
  19. Foto Bala (burg përjetë)
  20. Abdyl Kokoshi (me vdekje)
  21. Shefki Minarolli (burg përjetë)
  22. Pertef Karagjozi (me vdekje)
  23. Mehmet Prishtina (me vdekje)
  24. Agathokli Xhitoni (me vdekje)

Ju sugjerojmë

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë
Bota

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

14 Qershor, 2025 1:28 pm
Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!
Kryesore

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

14 Qershor, 2025 1:14 pm
Siguria në plazh, masa të reja në Durrës
Aktualitet

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

14 Qershor, 2025 1:05 pm
Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal
Aktualitet

Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal

14 Qershor, 2025 12:47 pm
Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut
Aktualitet

Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut

14 Qershor, 2025 12:35 pm
Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit
Bota

Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit

14 Qershor, 2025 12:21 pm
Papa Leo XIV apel Izraelit dhe Iranit: Përgjegjësi dhe arsye!
Bota

Papa Leo XIV apel Izraelit dhe Iranit: Përgjegjësi dhe arsye!

14 Qershor, 2025 12:00 pm
U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit
Aktualitet

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit

14 Qershor, 2025 11:46 am
Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!
Aktualitet

Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!

14 Qershor, 2025 11:32 am
Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës

14 Qershor, 2025 11:10 am
Para
Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit të Korçës

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit të Korçës

Prostitucion në qendër masazhi, vajzat rekrutoheshin duke iu premtuar punë

Prostitucion në qendër masazhi, vajzat rekrutoheshin duke iu premtuar punë

Ndërron jetë nga COVID-19 në moshë të re, drejtori i Bashkisë së Tiranës

Ndërron jetë nga COVID-19 në moshë të re, drejtori i Bashkisë së Tiranës

TE FUNDIT

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë
14 Qershor, 2025

Të paktën 16 palestinezë janë vranë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës dhe në orët e...

Lexo më shumë

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!

Berisha publikon videon nga qendrat e votimit: Rama organizoi një farsë të turpshme!
14 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar edhe mesditën e sotme një konferencë me mediat. Para gazetarëve, Berisha publikoi...

Lexo më shumë

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

Siguria në plazh, masa të reja në Durrës
14 Qershor, 2025

Zonat bregdetare dhe atraksionet natyrore po tërheqin mijëra turistë vendas dhe të huaj, duke e kthyer turizmin në një nga...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal

Aksident në Fier, shoferit të kamionit i bllokohet timoni dhe përfundon në kanal
14 Qershor, 2025

Një kamion doli nga rruga paraditen e kësaj të shtune në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, në Lushnje. Siç...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com