Marrëveshja e 5 qershorit është respektuar sipas kryeministrit Rama ndërsa ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor sipas tij duhen firmosur ose kthyer sa më shpejtë nga presidenti.
Pas mbledhjes me drejtuesit politik në qarqe, kryesocialisti Rama deklaroi për mediat se mazhoranca do t’i votojë ndryshimet siç i ka votuar duke paralajmëruar kështu miratimin e tyre edhe nëse ato kthehen nga presidenti Meta.
“5 qershori është respektuar dhe 30 qershori është respektuar. Nuk ka kohë më për të humbur. Presidenti bën mirë që ta firmosë ose ta kthejë sa më parë, në mënyrë që të vazhdojë implementimi sepse koha për implementimin është e shtrënguar dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar”, tha Rama.
Kur u pyet mbi planin me 5 pika për koronavirusin që Partia Demokratike i ka kërkuar qeverisë që ta zbatojë, Rama tha shkurt: “Kush është ky plani me 5 pika, nuk kam asnjë ide për planin me 5 pika!”. /Opinion.al