Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Azerbajxhani akuzon forcat armene për shkelje të armëpushimit

2020/10/11 at 5:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Azerbajxhani akuzon forcat armene për shkelje të armëpushimit

Azerbajxhani tha të dielën se forcat armene qëlluan me artileri gjatë natës qytetin Ganja. Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit shkruante në rrjetin Twitter se, “Natën e 11 tetorit, Ganja, qyteti i dytë më i madh në Azerbajxhan dhe përtej vijës së frontit, u qëllua me zjarr raketash nga forcat e armatosura armene. Sulmi shkaktoi vdekjen e shtatë civilëve dhe plagosjen e 39 të tjerëve, përfshirë të mitur.”

Ministria e Mbrojtjes në Nagorno-Karabakh tha se akuza që forcat armene “qëlluan me artileri qytetin Ganja është një gënjeshtër absolute”. Incidenti nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Një armëpushim mes Armenisë dhe Azerbajxhanit hyri në fuqi të shtunën në mesditë, duke ndaluar të paktën përkohësisht armiqësitë lidhur me rajonin separatist Nagorno-Karabakh, mbi të cilin kanë pretendime të dy vendet.

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord për armëpushimin në rajonin e diskutueshëm Nargorno-Karabakh pas 10 orë bisedimesh në Moskë. Armëpushimi ka për qëllim të lejojë të dy palët të shkëmbejnë të burgosurit dhe të tërheqin viktimat.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ndërmjetësoi bisedimet, tha se armëpushimi duhet të hapë rrugën për bisedime të mëtejshme mbi zgjidhjen e konfliktit.

Bisedimet mes ministrave të jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit u zhvilluan me ftesë të Presidentit rus Vladimir Putin pas rreth dy javë luftimesh.

Zyra e Kombeve të Bashkura për të drejtat e njeriut tha se kishte marrë njoftime të pakonfirmuara se më shumë se 50 civilë, përfshi fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftimeve me 27 shtator.

Luftimet po ashtu u kanë marrë jetën rreth 400 ushtarëve dhe kanë detyruar mijëra njerëz që të braktisin shtëpitë e tyre.

Territori me popullsi kryesisht armene e shpalli pavarësinë nga Azerbajxhani në vitin 1991 gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, duke shkaktuar një luftë që u mori jetën rreth 30 mijë njerëzve para se të arrihej një armëpushim. Pavarësia e atij territori nuk njihet në arenën ndërkombëtare./ VOA

Ju sugjerojmë

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

15 Dhjetor, 2025 8:47 pm
U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

15 Dhjetor, 2025 8:45 pm
Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes
Bota

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes

15 Dhjetor, 2025 8:23 pm
Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
Kryesore

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

15 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Ndeshja me Kazakistanin,  Edi Reja: Nuk jam i kënaqur

Ndeshja me Kazakistanin, Edi Reja: Nuk jam i kënaqur

Tjetër rast i rëndë i abuzimit me të mitur, arrestohet 51-vjeçari

Korçë/ Transportonte 15 emigrantë, arrestohet 39-vjeçari

Protetsat kundër Lukashenkos, arrestohen dhjetëra protestues dhe gazetarë

Protetsat kundër Lukashenkos, arrestohen dhjetëra protestues dhe gazetarë

TE FUNDIT

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
15 Dhjetor, 2025

Një vit pas përmbysjes së regjimit të tij në Siri, Bashar al-Assad e ka lënë pas politikën dhe po përpiqet...

Lexo më shumë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
15 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e...

Lexo më shumë

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Dhjetor, 2025

Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë...

Lexo më shumë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
15 Dhjetor, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht nuk ka të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com