Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vizituar në qeli aktivistët e opozitës të cilët kundërshtun rezultatet e zgjedhjeve që e nxorrën atë fitues.
Për rreth 4 orë, Lukashenko bisedoi me kundërshtarët e tij politikë në një burg në Minsk, i cili i përket Komitetit të Sigurimit të Shtetit që mban ende emrin nga periudha sovjetike, KGB-ja.
“Qëllimi i presidentit është që dëgjojë opinionet e tyre”, tha zyra e presidentit në një reagim për mediat.
Rreth 11 prej aktivistëve që u takuan me Lukashenkon janë anëtarë të forcës opozitare Këshilli i Koordinimit dhe Viktor Babariko, ish kreu i një banke të madhe ruse.
Babariko ishte kundërshtari i Lukashenkos gjatë zgjedhjeve por u përjashtuar nga gara dhe u arrestua në maj.
Figura kryesore opozitare e Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, tha se vizita e presidentit vjen si pasojë e protestave të vazhdueshme dhe bëri thirrje që kjo të mos ndalojë deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.
“Me këtë takim, Lukashenko pranoi ekzistencën e të burgosurve politikë, të cilët më parë i quajti kriminelë”, tha ajo në një deklaratë. “Ndodhia e sotshme është rezultat i presionit tonë”.