Një shtetase iraniane është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, pasi ka tentuar të udhëtojë me pasaportë të falsifikuar.
Policia njofton se e arrestuara është 27-vjeçarja me inicialet T. N., e cila ka përdorur një pasaportë me gjeneralitetet e një shtetaseje norvegjeze. “Nga kontrolli i është gjendur edhe një karte identiteti dhe leje drejtimi mjeti në emër të shtetases norvegjeze”, njofton policia./Opinion.al