Pesë urdhër arreste janë lëshuar këtë të premte nga gjykata e Elbasanit lidhur me vrasjen e Bujar Çelës disa ditë më parë.
Urdhër arrestet janë lëshuar për ekzekutorët, vëzhguesit dhe porositësin e vrasjes. Ky i fundit dyshohet se është shtetasi Erion Alibeja.
Ndërkohë Nuredin Dumani 37 vjeç dhe një shtetas tjetër të dhënat e të cilit nuk bëhen të ditura dyshohet se janë ata që kryen vrasjen.
Urdhër arreste janë lëshuar edhe për 2 shtetas që mendohet se kanë patur rolin e vëzhguesit në krim.
Deri në këto momente, nuk është ekzekutuar asnjë arrestim dhe denimet jane dhënë ne mungesë. Bujar Çela ishte vëllai i Tao Çelës, person me precedentë dhe i kërkuar nga policia.
Njoftimi i plotë i policisë
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 20 ditore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 17 Shtator 2020, ku pranë rreth-rrotullimit të Bradasheshit, Elbasan, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi B.Ç.,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.
Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, vijon puna intesive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si edhe idetifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al