Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banka Botërore: 41% e shqiptarëve pritet të bien në varfëri pas pandemisë

2020/10/08 at 8:36 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Banka Botërore: 41% e shqiptarëve pritet të bien në varfëri pas pandemisë

Banka Botërore, vlerëson se pas krizës së shkaktuar nga pandemia, rreth 41.5% e popullsisë do të zhytet në varfëri nga papunësia.


Në raportin e saj të fundit të Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore, Banka evidenton për Shqipërinë, se kriza po shton varfërinë, kryesisht nëpërmjet rritjes së papunësisë.

Sipas llogarive të tyre, varfëria e moderuar (përqindja e popullsisë që jeton me më pak se 5.5 dollarë për person në ditë) pritet të rritet. Aktualisht, ky tregues sipas tabelave të Bankës është 35.6%. Pas krizës, rreth 41.5% e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Sipas raportit, mbyllja e bizneseve, operacionet e zvogëluara dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dëmtuan prodhimin. Sektori i turizmit, një faktor kyç i rritjes, ka qenë shumë i prekur. Konsumi dhe vendimet për investime janë vonuar.

Si rezultat, PBB-ja e Shqipërisë pritet të tkurret me 8.4% në vitin 2020, thotë banka.

Ngadalësimi në sektorët intensivë të fuqisë punëtore ka rritur papunësinë në 11.9% në tremujorin e dytë, nga 11.5% në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Autoritetet shqiptare prezantuan  subvencionim të pagave, rritën shpenzimet shoqërore, miratuan një moratorium të përkohshëm në instalimin e huasë dhe ofruan garanci sovrane kredie për të lehtësuar pagesat e pagave dhe kapitalit qarkullues, por pavarësisht këtyre masave, varfëria pritet të rritet.

Ende, shumë punonjës dhe sipërmarrës informalë përballen me një stres të rëndë ekonomik.

Nëse pandemia do të zgjatet më tej në kohë dhe zgjidhja që pritet nga vaksina do të vonohet, kjo mund të kërkojë masa të reja të distancimit social dhe kufizimit të aktivitetit ekonomik. Të tilla masa do të kishin ndikim direkt në rimëkëmbjen e sektorit të shërbimeve dhe të industrisë përpunuese, duke çuar të tjera biznese drejt falimentimit dhe duke e vonuar procesin e shëndoshjes së punësimit në ekonomi. Forma e kurbës së përtëritjes ekonomike, sipas Bankës Botërore, do të ndikohet shumë nga normalizimi i ekonomisë botërore.

Rritja u ngadalësua në 2.2 % në vitin 2019, pasi një thatësirë preku prodhimin e hidrocentraleve dhe një tërmet shkatërrues goditi Shqipërinë në nëntor të vitit 2019. Ndërsa vendi fillojë fazën e rindërtimit, pandemia e koronavirusit detyrojë mbylljen e sektorëve kyç të ekonomisë.

Deficiti i llogarisë rrjedhëse pritet të rritet me rreth 11.9 % të PBB-së në vitin 2020.

Ulja e fluksit të turistëve, rënia e porosive të përpunimit të tekstilit, si dhe çmimet e ulëta të naftës pritet të shkaktojnë një rënie të eksporteve me 37%.

Pozicioni fiskal i Shqipërisë pritet të përkeqësohet në 2020 pasi deficiti pritet të jetë 8.5% e PBB-së gjatë këtij viti./ Burimi: Monitor



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Rusia: Takimi Trump-Putin i panevojshëm për momentin

2 Nëntor, 2025 2:33 pm
Para
18 mijë raste ditore me COVID-19 në Francë, Makron paralajmëron masa

18 mijë raste ditore me COVID-19 në Francë, Makron paralajmëron masa

Tramp dëshiron tërheqjen e trupave nga Afganistani deri në Krishtlindje

Tramp dëshiron tërheqjen e trupave nga Afganistani deri në Krishtlindje

Pse duhet të durojmë!

"Opinion" zbulon Shkodrën
















TE FUNDIT

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
2 Nëntor, 2025

Në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa shqiptare dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com