Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaloi me debate vetingun në KPK, Komisioneri kërkon shkarkimin e gjyqtares

2020/10/05 at 4:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaloi me debate vetingun në KPK, Komisioneri kërkon shkarkimin e gjyqtares

Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares së Apelit të Tiranës, Elona Toro, duke ankimuar vendimin e shkallës së parë të vetingut që e kishte konfirmuar atë më parë në detyrë.

Komisioneri Publik ka konstatuar se përfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Elona Toro, janë rrjedhojë e një hetimi jo të plotë administrativ.

Ai vlerëson më tej se gjyqtarja nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Elona Toro u konfirmua në detyrë më datë 17 qershor 2020, pasi shumica e trupit gjykues vlerësoi se gjyqtarja e Apelit Tiranë arriti nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë dhe në kontrollin e figurës, si dhe një nivel të mirë kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale.

Por vendimi nuk ka kaluar pa debate. Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u nda në qëndrime për gjyqtaren e Apelit të Tiranës. Ndërsa kryesuesja Firdes Shuli dhe relatorja Pamela Qirko u bindën nga shpjegimet e Toros, anëtarja në pakicë, Etleda Çiftja argumentoi se gjyqtarja nuk arriti të provojë burimin e ligjshëm për disa dhurime dhe një hua në vlera të konsiderueshme.

Sipas anëtares Çiftja, gjyqtarja Toro ka kryer deklarim të pasaktë për burimet e ligjshme që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 112.7 m2 në Tiranë, të porositur në vitin 2009 me vlerë 135 mijë euro si dhe “nuk ka përdorur burime të ligjshme për kryerjen e të gjitha pagesave”.

Elona Toro (Stavri) e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për 16 vjet pranë Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2016, ajo u emërua gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

Tashmë karriera e saj në gjyqsor do të vlerësohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili është shkalla e dytë e vetingut, ku shqyrtohen ankesat për vendimet e KPK. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
Aktualitet

Reagon MAS: Publikimi i tezës së Matematikës nuk cenon procesin

17 Qershor, 2025 11:53 am
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim

17 Qershor, 2025 11:52 am
Thirrja e Trump për evakuim, radhë kilometrike në pikat e karburanteve në Iran
Bota

Thirrja e Trump për evakuim, radhë kilometrike në pikat e karburanteve në Iran

17 Qershor, 2025 11:45 am
Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e apartamentit, dyshohet se e ka Veliaj e Xoxa
Aktualitet

Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e apartamentit, dyshohet se e ka Veliaj e Xoxa

17 Qershor, 2025 11:21 am
Publikohen fotot nga dasma e Alex Soros, kryeministri pozon me dhëndrin
Life Style

Publikohen fotot nga dasma e Alex Soros, kryeministri pozon me dhëndrin

17 Qershor, 2025 11:12 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

U dënua nga Gjykata e Milanos për pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 54 vjeçarit

17 Qershor, 2025 11:04 am
“Të djegim makinën e policisë”/ Thirrje në TikTok për akte dhune, pranga 24-vjeçarit
Aktualitet

Policia e Shtetit publikon masat për sezonin turistik

17 Qershor, 2025 10:57 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Rajoni

Ngërçi politik në Kosovë/ Dështon për të 33 herë konstituimi i Kuvendit

17 Qershor, 2025 10:55 am
Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës

17 Qershor, 2025 10:53 am
Izraeli shkatërron mbi 120 raketa iraniane, SHBA dërgon aeroplanmbajtësen “Nimitz”
Bota

Izraeli shkatërron mbi 120 raketa iraniane, SHBA dërgon aeroplanmbajtësen “Nimitz”

17 Qershor, 2025 10:37 am
Para
Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 67-vjeçari në Vlorë

Zbulohet polici që dekonspironte operacionet anti-drogë në Zall Bastar

Tirana si ditë normale, qytetarët nuk respektojnë masat ndaj COVID-19

Dibra dhe Elbasani,qarqet më të varfra në vend. Durrësi humb vendin e dytë

Meta: Qeverisja po dhunon demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale

Meta: Qeverisja po dhunon demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale

TE FUNDIT

Reagon MAS: Publikimi i tezës së Matematikës nuk cenon procesin

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
17 Qershor, 2025

Ministria e Arsimit dhe Sportit reagon pas publikimit të tezës së provimit të Matematikës. Në një postim në faqen zyrtare...

Lexo më shumë

Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim

Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
17 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish për situatën në Lindjen e Mesme, duke përsëritur qëndrimin e...

Lexo më shumë

Thirrja e Trump për evakuim, radhë kilometrike në pikat e karburanteve në Iran

Thirrja e Trump për evakuim, radhë kilometrike në pikat e karburanteve në Iran
17 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se “të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani”. Disa iranianë e kanë ndjekur...

Lexo më shumë

Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e apartamentit, dyshohet se e ka Veliaj e Xoxa

Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e apartamentit, dyshohet se e ka Veliaj e Xoxa
17 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e apartamentit që ishte në pronësi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com