Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bykykbashi deklaroi sot në një konferencë për shtyp se ndryshimet e propozuara nga mazhoranca në Kodin Zgjedhor bien ndesh me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe synojnë të reduktojnë humbjen e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit.
Sipas Bylykbashit, ndryshimet e propozuara janë “truk” i kryeministrit Rama por ai u shpreh i sigurt se opozita do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit “sido që ta bëjë sistemin” mazhoraca.
“Ndryshimet e njëanshme të Edi Ramës me rregullat e zgjedhjeve kanë për qëllim të reduktojnë humbjen e Edi Ramës në 25 Prill. Asnjë truk dhe asnjë tentativë e Edi Ramës nuk do të ndalë fundin politik të kësaj mazhorancë në 25 prill dhe fitoren e opozitës në zgjedhje. Ndryshimet e njëanshme jo vetëm nuk sigurojnë lista të hapura, por u heqin të drejtën partive politike të garojnë të lira në një koalicion, i cili, megjithatë, do ta mundë Edi Ramën në të 12 qarqet e Shqipërisë. Sido që ta bëjë sistemin, opozita i fiton zgjedhjet e ardhshme. Nene të veçanta të Kodit që do të miratohen nesër, bien ndesh me rekomandimet e OSBE/ODIHR.”, tha Bylykbashi.
Ai tha se argumenti i kryeministrit Edi Rama për “modelin shqiptar te koalicioneve”, se nuk gjendet askund në Europë, nuk qëndron pasi ky model sipas Bylykbashit përdoret në Itali.
“Koalicioni me listë të përbërë që është marrë nga Italia dhe sot është në fuqi në Itali. Keni dëgjuar Edi Ramën që thotë se nuk ekziston askund në Europë modeli shqiptar dhe se si do të tërhiqet, nëse ka një vend që e aplikon. Në 2003 këtë model e miratuam me konsensus. Në 2017, Italia miratoi ligjin Rosato, që aplikohet për zgjedhjet për parlamentin italian kaolicinin me listë të përbërë, siç e kemi sot. Kjo edhe per te gjitha zgjedhjet ne nivel rajonal apo nivel bashkie ne Itali. Ligji Rosato dhe Ligji Tatarellla aplikojet si me votim te mbyllur, dhe me votim te hapur. Kjo rrezon tezen e Edi Rames se per shkak se hapet lista, duhen hequr koalicionet. Eshte nje model qe eshte perdorur ne France, ne Belgjike. Koalicioni me liste te perbere eshte ne fuqi ne Itali, nje nga vendet demokratike te BE.”, deklaroi ai.
Kuvendi pritet të shqyrtojë nesër ndryshimet në Kodin Zgjedhor të propozuara nga mazhoranca, në vazhdën e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut. Ndryshimet e reja synojnë uljen e pragut zgjedhor në 1%, ndryshimin e formulës së koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve brenda listave të partive.
Megjithatë, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, mazhorancës i duhen 84 vota që t’i miratojë, të cilat ajo nuk i ka dhe do të duhet që ato të votohen edhe nga një pjesë e opozitës parlamentare që të miratohen. /Opinion.al