Dhjetë punonjës të rafinerisë së Ballshit kanë hyrë prej 4 ditësh në grevë urie, ndërsa kërkojnë pagesat e prapambetura prej vitit 2016.
Duke diskutuar mbi këtë argument, në studion e emisionit “Opinion”, kreu i sindikatës Sokol Dautaj tha se kontrata e fundit e naftëtarëve ka qenë me kompaninë “Tosk Energy”, ndërsa ata vetë nuk dinë se ku ndodhet pronari, që duhet të kryejë pagesat e tyre.
Ndërkohë, ekonomisti Gjergj Buxhuku, u shpreh se situata e krijuar me kompaninë “Armo” ka ardhur për shkak të faktit se fimrat që kanë ndërhyrë në aktivtetin e saj kanë qenë kompani offshore. “Kompania e fundit me të cilën këta kanë bërë kontratën e fundit është “Tosk energy”, kompani offshore. Të gjitha kompanitë janë off shore”, u shpreh Buxhuku.
Ndërkohë, duke folur lidhur me mundësitë e zgjidhjes mbi rafinerinë, Buxhuku tha: “Armo është private dhe nëse shteti do të bëjë ndërhyrje, duhet të jetë rrënjësore për të vënë në punë gjithë ciklin. Armo në këtë moment është e zhytyr në borxh dhe sa më shumë kalon kohë, i bie vlera. Çdo minutë që kalon edhe ndërhyrjet e shtetit do të jenë më pak të efektshme”, tha Buxhuku duke shtuar se humbjet nga sektori i naftës vitet e humbit e kalojnë shifrën 10 miliardë dollarë./Opinion.al