Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ishte për një inspektim në nënstacionin elektrik të Kombinatit së bashku me kryeministrin Edi Rama.
“Megjithatë KM ne kemi menduar ta ruajmë këtë ndërtesë dhe të bëjmë një rikonstruksion dhe të ndërtojmë atë muzeun me të gjitha nënstacionet e vjetra. Po mendojmë ta përfshijmë edhe në planin e zhvillimit të zonës”, u shpreh Balluku ndër të tjera.
Kujtojmë se pseudonimi i ministres Elisa Spiropali, pë Ramën, të cilit i drejtohej si ‘Skënderbeu’, u bë viral pak kohë më parë në rrjet./Opinion.al