Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka thënë gjatë mbledhjes së sotme se është i hapur për kompromis nëse opozita pranon formatin e koalicioneve.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kërkesën e opozitës për ekspertizë nga ODIHR, Gjiknuri e ka cilëson si zvarritje procesi.
Ai është shprehur i hapur për të diskutuar çështjen e listave dhe pragut elektoral por vetëm pasi opozita të pranojë formulën e koalicioneve siç thotë ai “të shembujve europianë”.
“Nuk mund te diktohet procesi i reformes nga kerkesat tuaja. Ne emailin tuaj me shume kerkoni sebep per te mos gjetur kompromis dhe kerkoni te imponoheni. Sipas jush kompromis eshte vetem ajo qe kerkoni ju. Propozimet tona jane te bazuara ne praktikat evropiane dhe nuk eshte se kemi bere shpikje. Edhe sa i takon koalicioneve eshte pikerisht qendrim i yni i bazuar ne praktikat evropiane. Kerkesa juaj per odihr eshte per te zvarritur procesin dhe futur ne krize kushtetuese vendin. Une jam i hapur per kompromis per ceshtjet e tjera nese ju deklaroni se do te pranoni formatin e koalicioneve sipas shembujve evropian, shembuj qe disa ne fakt i keni dhene dhe ketu. Nuk pranojme te na diktohet konsensusi me kerkesa vetem te njeres pale. Qe te mbahet peng gjithcka vetem nga formulimi per koalicionet, kjo eshte taktike e juaja per te cuar ne pengimin e zbatimit te Kushtetutes.
Oferta jone eshte te pranojme formulen e koalicioneve sipas shembujve te vendeve evropiane me sisteme proporcionale rajonale me lista te hapura. Me pas per ceshtjen e listave dhe pragut hajdeni te diskutojme. Ne i qendrojme propozimit tone per listat por megjithate hajdeni te ulemi dhe te punojme per te gjetur kompromis. Tentativa qe konsensusi te quhet imponim vetem i njeres pale eshte i papranueshem per mazhorancen”, tha Gjiknuri./Opinion.al