Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria-Bashës: Testimet janë dyfishuar, bonusi jepet prej 7 muajsh

2020/09/29 at 3:21 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koronavirusi, sot zgjerohet harta e zonave të gjelbra

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarliu, i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e ftuar që ashtu siç e pranoi se pandemia që ka prekur mbarë botën nuk ka ardhur prej qeverisë, të reflektojë edhe mbi disa fakte, që sipas Manastarliut hedhin dritë mbi menaxhimin që qeveria shqiptare i ka bërë pandemisë.

Shpërblimi për heronjtë e bluzave të bardha është dhënë prej 7 muajsh, testimet janë dyfishuar, Shqipëria është ndër vendet me më pak mjekë të prekur, sqaron Ministria teksa ironizon Bashën për premtimet e dhëna, duke thënë se ato i ngjajnë “premtimit për tramvajin e Tiranës”.

Postimi i plotë:

Ftoj Kryetarin e Partisë Demokratike, që ashtu siç e pranoi se pandemia që ka prekur mbarë botën nuk ka ardhur prej qeverisë, të reflektojë edhe mbi këto fakte të thjeshta, që hedhin dritë mbi menaxhimin që qeveria shqiptare i ka bërë pandemisë:

? Prej muajit korrik, numri i testimeve është dyfishuar dhe do të vijojë të rritet bazuar në strategjinë tonë për kufizimin e përhapjes së virusit, të hartuar nga ekspertët e Komitetit Teknik në zbatim të rekomandimeve të OBSH. Mbi këtë Strategji bazuar në nevojat reale ekipet e shëndetësisë në terren, testojnë, gjurmojnë dhe izolojnë cdo rast të dyshuar, duke berë të mundur që mbi 80% e rasteve të izolohen brenda 48 orëve.

? Ka një arsye përse Shqipëria ka sot përqindjen më të ulët të mjekëve dhe infermierëve, që janë infektuar, për shkak të Covid19. Nëse do të pyesë stafet mjekësore që shërbimin ua ofrojnë qytetarëve tek koka e krevatit, dhe jo nëpërmjet dritares së Facebook-ut, me siguri do të mësonte se Shqipëria është ndër të paktët vende të rajonit ku mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore nuk kanë munguar për as edhe një sekondë, që kur u shfaqën rastet e para të infeksionit në Shqipëri.

? Shifrat zyrtare të pandemisë nuk mund të ngatërrohen me të njëjtën lehtësi si veprimet e thjeshta aritmetikore. Grafikët që ndihmojnë për interpretimin e këtyre shifrave, duhet të lexohen ashtu siç janë dhe jo të përmbysur. Shifrat reale, ato që mjekët e strukturave drejtuese të partisë së Z. Basha nuk ia thonë, e nxjerrin Shqipërinë në një pozicion më të mirë – aspak më të keq – se sa shumë vende të rajonit, në këtë luftë që ende nuk ka përfunduar dhe bilanci i së cilës, bëhet vetëm në fund.

? Bonusi prej 1000 Euro për mjekët, infermierët, epidemiologët dhe 500 Euro për sanitarët, shoferët e autoambulancave, është realitet prej shtatë muajsh dhe do të zgjasë deri ditën e fundit të kësaj pandemie.

? E fundit, sa për pagat e mjekëve, ata janë shumë të kthjellët për të bërë dallimin mes një rritjeje prej 40% që po bëhet realitet, dhe premtimeve, të cilave po t’u besosh sot, është njësoj si të shohësh shinat e hekurta të tramvajit nëpër rrugët e Tiranës.

Etiketa: Bashamanastirliutirane

Ju sugjerojmë

20 mijë maturantë garojnë në universitet, fituesit do të shpallen më 25 gusht
Aktualitet

20 mijë maturantë garojnë në universitet, fituesit do të shpallen më 25 gusht

4 Gusht, 2025 3:50 pm
Iu komunikuan akuzat nga SPAK/Meta: Përshëndes mbylljen të hetim-fabrikimeve që…
Aktualitet

Iu komunikuan akuzat nga SPAK/Meta: Përshëndes mbylljen të hetim-fabrikimeve që…

4 Gusht, 2025 3:39 pm
Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës

4 Gusht, 2025 3:28 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Drafti i Kodit të Ri Penal/Rama: Të alarmuarit të mos ekspozohen shumë në diell…

4 Gusht, 2025 3:13 pm
Metës iu komunikuan akuzat në SPAK/ Avokati: Kreu i PL s’ka asnjë gjurmë korrupsioni
Aktualitet

Metës iu komunikuan akuzat në SPAK/ Avokati: Kreu i PL s’ka asnjë gjurmë korrupsioni

4 Gusht, 2025 2:53 pm
Skema Kombëtare e Investimeve, Rama: Paketa përfshin kredi të buta dhe 50% grante!
Aktualitet

Skema Kombëtare e Investimeve, Rama: Paketa përfshin kredi të buta dhe 50% grante!

4 Gusht, 2025 2:35 pm
Mbërrin në Portin e Durrësit anija franceze “Bel Espoir”
Aktualitet

Mbërrin në Portin e Durrësit anija franceze “Bel Espoir”

4 Gusht, 2025 2:20 pm
Rrugorja me ‘dorë’ të hekurt/ Bllokohen 60 automjete. Sa u arrestuan e proceduan
Aktualitet

Rrugorja me ‘dorë’ të hekurt/ Bllokohen 60 automjete. Sa u arrestuan e proceduan

4 Gusht, 2025 1:56 pm
Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e Tiranës
Aktualitet

Hapësirat publike/‘Komentatorët të bëjnë ca durim..’, Rama: Vazdojmë pa pushim

4 Gusht, 2025 1:38 pm
Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet/Berisha: PS presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë
Aktualitet

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet/Berisha: PS presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë

4 Gusht, 2025 1:26 pm
Para
Merkel kërkon masa më të ashpra kundër COVID-19

Merkel kërkon masa më të ashpra kundër COVID-19

Wadephul-partive politike: Kthejuni konsensusit në Këshillin Politik

Wadephul-partive politike: Kthejuni konsensusit në Këshillin Politik

Mbrojtja kërkon lirimin e Haradinajt nga paraburgimi në Hagë

Mbrojtja kërkon lirimin e Haradinajt nga paraburgimi në Hagë

TE FUNDIT

20 mijë maturantë garojnë në universitet, fituesit do të shpallen më 25 gusht

20 mijë maturantë garojnë në universitet, fituesit do të shpallen më 25 gusht
4 Gusht, 2025

Nga 27 mijë maturantë në mbarë vendin, mbi 20 mijë kanë aplikuar për të fituar një të drejtë studimi në...

Lexo më shumë

Iu komunikuan akuzat nga SPAK/Meta: Përshëndes mbylljen të hetim-fabrikimeve që…

Iu komunikuan akuzat nga SPAK/Meta: Përshëndes mbylljen të hetim-fabrikimeve që…
4 Gusht, 2025

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia, pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij. Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta...

Lexo më shumë

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës
4 Gusht, 2025

Dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura të Kosovës, organet kolegjiale dhe individuale të të cilave emërohen nga Kuvendi i Kosovës,...

Lexo më shumë

Drafti i Kodit të Ri Penal/Rama: Të alarmuarit të mos ekspozohen shumë në diell…

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
4 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet e fundit dhe kritikat mbi draftin e ri të Kodit Penal....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com