Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Itali. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa janë konfirmuar 1494 raste të reja me COVID-19.
Totali i viktimave që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është 35.851, ndërsa totali i personave të infektuar është 311.364.
Gjithashtu pati edhe 773 të shëruar, për një total prej 225.190 raste pacientësh. Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 119 raste të reja pozitive./ Opinion.al