Finalja e madhe e këtij sezoni në NBA, do të zhvillohet mes Los Angeles Lakers-Miami Heat.
Pas Lakers, që prenë të parët biletën duke mposhtur Denver Nuggets, në finale ia doli të shkojë edhe Miami Heat.
Miami mposhti për të katërtën herë skuadrën me më shumë tituj në basketbollin amerikan, Boston Celtics.
Ndeshja u mbyll në rezultatin 125-113 për Miami.
Seria e ndeshjeve finale mes Miami dhe Lakers nis prej kësaj të enjteje./Opinion.al